Aktualitet
“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“
Nga Naim Hasa*
Pjesë e tregut financiar, pas viteve 2009, në Shqipëri janë bërë edhe Pensionet
Private.
Aktualisht është një treg i ri, ne zhvillim por me një mision mjaft të rëndësishëm:
”ruajtjen e standartit të jetesës që çdo njeri ka arritur nëpërjmet punës edhe gjatë
moshës së tretë”.
Sot, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre 6 fonde
pensioni dhe katër shoqëri administrimi.
Ky treg ka mbi 40 mijë anëtarë me afro 7 miliardë lekë asete ose mbi 68 milionë
euro, me ritme rritje 1.4-1.5 herë çdo vit.
Por duhet pranuar se, pavarësisht nga këto rritje, jemi shumë larg zhvillimve që ka ky
treg në Europë e më gjerë, qoftë edhe në vendet rreth nesh si Maqedonia e Veriut,
Kosova, Kroacia, Bullgaria etj, çka tregon se nevoja për përkujdesje është shumë e
madhe si në fushën ligjore ashtu edhe atë institucionale.
Ky zhvillim e fuqizim, bëhet akoma më i domosdosshëm, duke marrë në konsideratë
problematikën që mbart sistemi shtetëror i pensioneve.
Sot problemet e pensioneve dhe sidomos dificitet financiare të skemave
shtetërore, janë një shqetësim evident në të gjitha vendet. Kjo ndër të tjera edhe
si rrjedhojë e ritmeve me të cilat rritet popullsia e tretë,si shkak i tre faktorëve:
a) të rritjes së jetëgjatësisë së popullatës
b)të rënieve të ritmeve të lindjeve
c) emigracioni masiv i moshave të punës
Këto situata shtrojnë nevojën e domosdosshme të reformimit të sistemit të
pensioneve edhe në Shqiperi, duke u fokusuar në gjetjen e rrugëve te
përshtatshme, duke krijuar përgjegjësi te përbashkët të mbulimit të nevojave
jetësore në pleqëri, midis shtetit dhe individit.
Një nga sistemet që po fuksionon sot me sukses në Europë e më gjerë, është
vendosja e sistemit të Alternuar të Pensioneve, me dy komponent të
rëndësishëm: një sistem publik bazë i konsoliduar dhe një sistem privat
vetekapitalizues i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për të
gjithë ata që duan një pension më të lartë.
Ky sistem, presupozon një ndarje të kontributit në dy pjesë, kontribut shoqëror
për skemën shtetërore PAYG dhe kontribut individual për skemën
vetëkapitalizuese.
Për rrjedhojë, përfitimet në moshën e tretë vijnë nga dy burime, pension
shtetëror aq sa shoqëria për vitet e punësimit e nivelit ekonomik afron dhe
pension privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi i realizuar nga
ivestimi i tyre.
Këto modele krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Austria, Gjermania, Franca,
Italia etj, i gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani,Çeki,
Sllovaki, madje edhe ne Kosovë, Maqedoninë e Veriut, etj, të cilët sipas kushteve
konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e
këtyre proceseve.
Pensionet Private kanë si qëllim ruajtjen e standartit të jetesës që çdo njeri ka
arritur nëpërjmet punës edhe gjatë kohës së pensionit.
Ato kryejnë dy funksione të rëndësishme:
a) Ofrojnë Pension Pleqërie për ata që nuk kanë kushte për Pension Shtetëror
b) Ofrojnë pension shtesë mbi atë që jep skema shtetërore
Pensionet private kanë një sërë avantazhesh në raport me skemat shtetërore.
Së pari, ofrojnë përfitime 5 vjet më parë se skemat shtetërore,duke krijuar
mundesine qe profesionet e veshtira si dhe ato persona qe ne kete mosh nuk
gjejn vend ne tregun e punes te perfitojne nje pension.
Së dyti, ofrojnë përfitime më të larta se skema shtetërore. Mbasi kontributet
ivestohen në istrumenta financiare afatgjata dhe me norma të larta fitimi.
Së treti, shumë e rëndësishme dhe dalluese nga skemat shteterore është edhe
fakti që perfitimet në çdo rast janë të trashëgueshme.
Së katërti, kanë një sistem fiskal mjaft favorizues. Për ta bërë sistemin më të
pranueshëm e nxites, sistemi fiskal që vepron për Fondet e Pensioneve Private
është mjaft favorizues, ku kontributi për pension privat deri në nivelin e pagës
minimale, zbritet nga të ardhurat personale për efekt tatami, fitimi që realizohet
nga investimi i kontributeve nuk i nënshtrohet tatimit dhe kontributet e
punëdhënësit (SUBJEKTIT) konsiderohen si shpenzime të zbritshme për tatim mbi
fitimin.
Së pesti, janë mjaft transparente për anëtarët e Fondit. Sistemi lejon që çdo
anëtar të njihet në çdo kohe me kontributet e derdhura, fitimin e realizuar dhe të
jete i lirë për të vepruar me asetet që ka në fond.
Këto janë edhe arsyet që sot pensionet private (vetëkapitalizuese) po zhvillohen
me ritme të larta në të gjithë vëndet e botës, duke u bërë një domosdosshmëri e
kohes.
Për kushtet e Shqipërisë, mendojmë që futja e sistemit privat paraqitet si më i
përshtatshëm e funksional, mbasi:
Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e GDP vijnë nga sektori privat, prandaj ska
asnjë arsye të mos vlerësohet edhe në këtë fushë.
Së dyti, Shqipëria është një vënd Europian dhe përafrimi i ligjislacionit edhe
në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për tu anëtarësuar në këtë
familje.
Së treti, këto skema, për vetë konfigurimin e tyre ndihmojnë më mirë
ekonominë e vëndit duke mobilizuar parat e lira të popullatës nëpërmjet
investimeve të tyre në instrumenta financiar afatgjatë 5-10-15 vjeçare
(Obligacione Shtetërore).
Vendosja e sistemit të detyrueshëm privat të pensioneve duke ndarë 3-5% të
kontributit për skemat vetëkapitalizuese kushtëzohet edhe nga nevoja që ka
shteti Shqipëtar për burime financiare. Nëpërmjet vendosjes së skemës
vetëkapitalizuese rriten investimet në ekonomi duke mobilizuar asetet e të
siguruarve që janë investuar ne obligacione shtetërore afatgjatë, 5-10-15 vjeçare.
Nga shifrat që publikon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, nga disa përllogaritje, në
këto skema për një vit grumbullohen 13.5 miliardë lekë, ose 96.5 milionë Euro, të
cilat rriten çdo vit progresivisht dhe vetëm pas 10 viteve ato arrijnë në 230-250
miliardë lekë ose 1.750 milionë Euro.
Mundësia e mobilizimit të tyre për ekonominë e vëndit do të kërkonte që të
specifikohet në ligj, si shumë vënde në zhvillim që 10 vitet e para të investohet
vetëm në instrumenta financiar brënda vëndit.
Fondet e pensioneve private janë një domosdoshmëri aq urgjente, sa nuk mund
te presin sa të zhvillohet mjedisi i tregut të kapitaleve vendas për të filluar
aktivitetin e tyre, përkundrazi, si në shumë vënde Europiane në zhvillim, do jenë
pikërisht ato që do të kushtëzojnë krijimin e zhvillimin e këtij tregu.
Pjesë shumë e rëndësishme e veprimtarisë së aktivitetit të fondeve të pensioneve
private janë edhe ivestimi i kontributeve të anëtarëve.
Kontributet e tyre investohen me synim për të rritur kthimin nga investimi dhe
për tu siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
Në ligj janë të përcaktuara qartë llojet e instrumenteve financiare dhe të çdo aseti
tjetër, në të cilin mund të investohet fondi i pensionit, kufijt dhe rregullat për
ruajtjen e tyre. Shoqëritë administruese, në zbatim të kërkesave ligjore ka ngritur
struktura te specializuara që ndjekin mbarëvajtjen e ketij procesi.
Investimi bëhet në përputhje me disa parime të rëndësishme, siç është ai i
sigurisë ku asetet e fondit investohen në instrumenta me kredibilitet të lartë i
diversifikimit të portofolit, ku asetet e Fondit investohen në instrumenta të
llojeve dhe karakteristikave të ndryshme, i ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm te
likuiditetit per te garantuar në çdo rast pagesat e anëtarëve, etj.
Aktualisht asetet e anëtarëve në fondet e pensionit privat janë të investuara në
instrumenta financiare shtetërore, siç janë ato të obligacioneve të qeverise
Shqiptare me maturim të gjatë 5,7, 10 e 15 vjeçar, nga ku është siguruar një
normë e kënaqshme të kthimit të investimit.
Një aspekt shumë i rëndësishëm i veprimtarisë së fondeve të pensionit privat
është edhe mbrojtja e aseteve të anëtarëve. Në ligj është përcaktuar qartë tre
pika që sigurojnë e garantojnë asetet e anetarëve ku:
Së pari, asetet e nuk mund të jenë pjesë e procedurave të falimentimit,
Së dyti, ato nuk mund të jenë pjesë e ekzekutimeve, sekuestrove etj të
kreditorëve të Shoqërisë Administruese
Së treti, është absolutisht e pavlefsheme çdo përpjekje për të lënë si garanci ose
për të përdorur për qëllime të ngjashme asetet e pensionit të anëtarit të fondit të
pensionit ose për t’i bërë objekt ekzekutimi apo pjesë të falimentimit të
mundshëm.
Vlerësojmë shumë ligjin e ri për “Fondet e Pensioneve Private” me tërë
kompleksitetin e vetë, që Autoriteti Mbikqyrjes Financiare, bashkë me grupet e
interesit miratoi së fundmi në Parlament.
Mendoj se ky ligj është më i pranueshëm për kohën, duke i bërë palët
pjesëmarrëse më të interesuara, duke përshkruar siguri, garanci e interes
nëpërmjet sistemit fiskal.
Është më i plotë duke lejuar fondet e pensionit të hapura për të gjithë individët e
subjektet e të mbyllura për grupe të caktuara.
Është një ligj i azhornuar me dispozitat ndërkombëtare që rregullojnë
marërëdhëniet në këtë fushë.
Por mendoj se, në vijëmsi duhen parë me kujdes dipozitat që stimulojnë
subjektet, veçanërisht ato me profesione të vështira apo biznese të medha, për ti
motivuar e krijuar mundësinë për fuksionimin e Fondeve Profesionale.
DISA NGA MASAT QË MENDOJMË SE DUHET TË MERREN NË FUSHËN E
PENSIONEVE
Mendoj se gjendja dihet, nuk do shumë koment. E rëndësishme është ajo çfarë do
të bëjmë.
Ndër masat që duhet të merren për përmirësimin e tregut të pensoneve mund të
themi me bindje të plotë është zhvillimi i skemave private vetëkapitalizuese të
pensioneve.
Me të drejtë sot ky sistem konsiderohet si një kërkesë e domosdosshme e kohës.
Legjislacioni shqiptar aktualisht lejon fuksionimin e dy sistemeve (kolonave):
Sistemi shteteror dhe ai privat vullnetar suplementar.
Për të rritur shkallën e zëvendësimit (raportin midis pagës masatare me pensionin
mesatar), i cili aktualisht është 35-40%, kundrejt 70 – 75% që duhet të jetë,
kërkohet të zhvillohen skemat private.
Së pari, të inkurajohet skema vullnetare suplementare. Sipas ligjit, kjo skemë
kryen dy fuksione,
a) jep pensione shtesë mbi ato qe jep sistemi i detyruar shtetëror
b) jep pensione në kushte më të favoreshme nga ato që ofron skema bazë
Kjo skemë ka nevojë për një përkujdesje më të madhe, sidomos ato profesionale,
të profesioneve të vështira etj, per të rritur interesimin e pjesëmarrjes.
Së dyti, të vendoset kolona e dytë e pensioneve edhe në Shqipëri, çka do të
kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë, një kontribut shoqëror që do duhet
të përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe një pjesë kontribut individual, që
do të derdhë në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.
Kjo bëhet më imperative duke marrë në konsideratë nevojën qe ka tregu shqiptar
në fushën e investimve.
Me ngritjen e ketyre skemave, krijohet mundësia për funksionimin e sistemit
shumëkolonësh të sigurimeve shoqërore edhe në Shqipëri.
*Ekspert i pensioneve dhe Këshilltar pranë Fondit të Pensioneve SIGAL