Connect with us

Politike

“Pensionistët votojnë PS se janë komunistët”/ Rama: Ju jeni analistët më të mirë politikë. Nuk jeni të aritmetikës “7×7=42”

Nuk janë munguar batuta gjatë takimit të pensionistëve me kryeministrin Edi Rama në Korçë. Kreu i qeverisë komentoi stereotipin se pensionistët votojnë PS se janë komunistë, duke thënë që nuk është e vërtetë, ndërsa iu drejtua atyre duke u thënë “ju jeni analistët më të mirë në politikë, ndërsa ata që shfaqen si analistë në TV janë sharlatanë”. Ndër të tjera Rama iu drejtua duke thë “Nuk jeni të shkollës ku aritmetika 7×7=42”.“Kemi një moment historik ku rrethanat janë përgatitur, yjet janë bërë bashkë që ne ta ngremë flamurin tonë në Bruksel. Futemi në një familje, ku çdo anëtar i familjes nuk lëviz dot shumë. Popujt e kësaj familjeje kanë disa garanci që nuk i ka asnjë popull tjetër. Sot jemi me hijen e Sudes. Vetëm përqendrohuni dhe mendoheni, ka njerëz që mendojnë se pensionistët votojnë PS se janë komunistë. Nuk është kështu. Ata votojnë PS se janë analistët më të mirë të politikës. Ata e dinë shumë mirë se çfarë është puna, si krijohet e mira me punë dhe sa e vështirë është. Nuk jeni të shkollës ku aritmetika “7*7=42”. Kur t’ju dalë në TV mos harroni që ju flet Sudja me zë dhe fytyrë të ndryshme.

Advertisement