Connect with us

Kosova

Për dashurinë me Kosovën, Gjermania vendos kushte/ Presidenti gjerman: Punoni në krijimin e kushteve për pranim në BE dhe KiE

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i tha presidentes së Kosovës Vjosa Osmana në Berlin se Kosova duhet të punojë në krijimin e kushteve për pranim në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, dhe se ai “mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane”.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës për atë takim, shkruhet se Osmani “shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës”.

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleat strategjik në rrugën e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, andaj presim ta forcojmë edhe më shumë këtë partneritet”, thuhet në komunikatë.

Osmani e vlerësoi procesin e Berlinit të bashkëpunimit të rajonit me BE-në si “stimul të fuqishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” dhe “përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet që dalin nga ai proces”.

Në takimin me Steinmeier, Osmani “theksoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Gjermani, e cila është një urë e fortë për marrëdhëniet mes dy vendeve”.

Advertisement