Connect with us

Bota

‘Për fëmijët’, ‘Vritni Trump’/ Shkrimi në armët e transgjenorit që kreu sulmin terrorist në shkollë

Dy fëmijë, janë viktimat e konfirmuara të ngjarjes së rëndë të regjistruar në Minnesota, ku një person qëlloi me armë gjysmë-automatike në një shkollë katolike.

17 të tjerë u plagosën, 14 prej të cilëve ishin fëmijë. Një mjek tha se shtatë fëmijë janë në gjendje kritike.

Një ngjarje tragjike, e cila po lë gjurmë të thella në shoqërinë amerikane, për më tepër edhe për detajet që po dalin në dritë.

Autori i masakrës është një mashkull transgjinor 22-vjeçar, i cili postoi para se të kryente aktin një manifest në YouTube.

Ai përmes kanaleve virtuale të komunikimit mësohet se ka ndarë një video, ku tregon përgatitjen për sulmin në një shkollë katolike të Minnesotës.

Mbishkrimet në karikatorët e armëve – pjesa më rrëqethëse.

Aty lexohen shënime “për Fëmijët” dhe “vritni Donald Trumpin”.

Policia tha se sulmuesi vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Autoritetet besojnë se ai ishte në të 20-at e hershme, nuk kishte një precedent të gjerë kriminalë dhe veproi i vetëm.

Besohet se ai ka përdorur tre armë – një pushkë, një çifte dhe një pistoletë. Një bombë tymi u gjet gjithashtu në atë që Policia beson se është makina e tij.

Autoritetet janë ende duke kërkuar për një motiv.

Advertisement