Pinknews
Për herë të parë pas shumë vitesh, Tuna flet hapur për konfliktin e supozuar me Nora Istrefin

Tuna Sejdi është rikthyer së fundmi në ekran me një intervistë të sinqertë ku mes të tjerash foli për një nga temat më të përmendura ndër vite – marrëdhënien e saj me Nora Istrefin. Këngëtarja sqaroi se, ndryshe nga sa është përfolur shpesh në media, mes saj dhe Norës nuk ka pasur asnjëherë konflikt.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë [një konflikt me Norën]. Këto kanë qenë keqinterpretime të mediave. Këto kanë qenë ndoshta edhe indikacione për të dhënë një imazh të gabuar [për mua] nga njerëz që ndër vite më kanë bërë sulme në karrierë, sepse emri im është një karrem për lajme dhe shpeshherë këta njerëz janë munduar të kapen në momentin tim, të përgënjeshtrojnë situata, të shpifin. Shumë herë jam përmbajtur. I kam premtuar vetes një gjë: nuk do të lë asgjë të arkivuar për djemtë e mi, sepse do t’ia lë kohës,” tha Tuna.
E pyetur për marrëdhënien aktuale me Norën, veçanërisht tani që të dyja janë nëna single, Tuna tregoi se komunikimi i tyre është përmirësuar ndjeshëm:
Për më tepër, Tuna theksoi se fëmijët janë një tjetër urë lidhëse mes tyre. Djemtë e saj, Tian dhe Zen, kalojnë shumë kohë me Renee, vajza e Norës dhe Robert Berishës.
Si lindi miti i konfliktit Tuna–Nora?
Për ata që kanë nevojë për një përmbledhje: Historia e supozuar e përplasjeve mes Tunës dhe Norës e ka zanafillën rreth vitit 2018. Asokohe, dyshja që dikur kishin qenë mikesha, u gjend në qendër të vëmendjes mediatike pas dramave familjare me vëllezërit Berisha. Tuna ishte martuar me Patris Berishën – vëllain e ish-bashkëshortit të Norës, Robertit – dhe papritur dy shoqet u shndërruan në kunata me raporte të acaruara.

