Connect with us

Rajon

“Për herë të parë po dëgjojmë nga perëndimorët se Kurti është fajtor”

Kryeparlamentari serb Vladimir Orlliç, ka deklaruar se “ka dallim në qëndrimin e zyrtarëve perëndimorë lidhur me situatën në Kosovë, gjegjësisht se zëri i Serbisë po dëgjohet për herë të parë dhe se është kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që po shkakton probleme dhe po e prish drejtpërdrejt paqen”.

Ai ka thënë se “Serbia ka arritur të bëjë disa ndryshime dhe se tani mund të bisedojë me ata që nuk kanë dashur ta dëgjojnë më parë”, për të cilët çështja e Kosovës është e mbyllur.

“Ata po na dëgjojnë dhe e kuptojnë se në lidhje me Albin Kurtin kemi të drejtë por nuk duan ta pranojnë sepse projekti i tyre është “bebja e tyre”, “e ashtuquajtura Kosovë”, dhe që natyrshëm janë në anën e saj. Po dëgjojmë nga zyrtarë të BE-së, NATO-s, SHBA që Kurti duhet ta ndalojë këtë lloj sjelljeje “ku potencialisht i shtyn të gjithë në luftë” -ka shtuar kryetari i kuvendit serb.

Advertisement