Connect with us

Politike

Për herë të parë/ SPAK siguron një të penduar, rrëfen skemën e korrupsionin dhe pastrimit të parave Veliaj-Xoxa

Për herë të parë që nga krijimi i tij si institucion, SPAK ka një të penduar të drejtësisë që rrëfen për Korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Dje kjo ka ndodhur në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer, në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara A.K ështe truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK cdo të dhëna kundër ciftit.

Ajo është ndërkohë e pandehur, por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.

Advertisement