Kosova
Për karrigen e pushtetit/ Analisti i njohur: Kurti dhe Vuçiç duan luftë

“Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, dy liderë që mund ta dëshirojnë luftën për arsye të ndryshme, po flasin hapur për të. Kuptohet, me diskurs te ndryshëm. Në këtë ngërç politik, ndodh diçka paradoksale. Si Kurti, ashtu edhe Vuçiqi, në mënyra të ndryshme, mund ta dëshirojnë një konflikt të armatosur. Vuçiqi e dëshiron për ta përdorur si kartë për të mbledhur më shumë mbështetje nga Rusia dhe për ta paraqitur Serbinë si viktimë të një agresioni shqiptar”- keshtu ka shkruar Baton Haxhiu ne editorialin e tij te fundit.
“Kurti mund ta shohë luften si mjetin e fundit për të ruajtur fuqinë e tij politike, duke krijuar idenë se Kosova është në rrezik dhe se ai është i vetmi që mund ta mbrojë. Të dy liderët e kanë kuptuar se në momentin kur fuqia e tyre fillon të dobësohet, një krizë e re mund të forcojë pozitat e tyre në pushtet. Kosova është tashmë në një ngërç politik, dhe Kurti po mundohet ta shndërrojë këtë ngërç në një përballje me Serbinë, duke shpresuar se kjo do ta mbajë atë të fortë në skenën politike. Nga ana tjetër, Vuçiqi, i vetëdijshëm për këtë retorikë, po e ushqen atë me provokime të vazhdueshme në veri, duke e ditur se Kurti mund të bjerë në kurthin e tij. Por problemi është i qartë: Kosova nuk ka luksin të hyjë në një luftë”- theksohet ne shkrimin autorial

