Bota
Për një karrige në qeveri, Berluskoni mohon shokët

Në Itali kanë nisur konsultimet e rrufeshme për krijimin e kabinetit qeveritar. Emergjencat me të cilat po përballet vendi janë të shumta, duke filluar nga energjia e shtrenjtë dhe ekzekutivit të ri i duhet t’i menaxhojë ato sa më shpejt të jetë e mundur. Por deklaratat e fundit të Berlusconit në favor të Putinit dhe kundër presidentit ukrainas Zelensky rëndojnë në formimin e qeverisë.
“Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë ndërsa Berlusconi është nën ndikimin e vodkës ruse në shoqërinë e ‘pesë miqve të Putinit’ në Evropë. Në kohë krize, secili rrugën e vet” – thuhej në një reagim të Kievit zyrtar.
“Nuk i mohoj aspak miqësitë e mia të kaluara me Vladimir Putinin, por sot rrethanat kanë ndryshuar”, tha kreu i ‘Forza Italia’, Silvio Berlusconi në një intervistë për Corriere Della Sera
Ish-Cavaliere më herët ka fajësuar Kievin për luftën në Ukrainë dhe ka folur për afrimin e tij me Putinin, fjalë me të vetmin qëllim, përhapjen e shpifjeve dhe dezinformatave.
Berluskoni, me mendime të axhustuara, e konsideron paradoksale dhe madje qesharake vënien në dyshim të atlantizmit të tij.
Por Europa duket e shqetësuar me ‘të fundit e Moikanëve’
Nga BE, prej Partive Popullore Europiane ka ardhur reagimi…Putini nuk
është mik, por kriminel lufte

