Connect with us

Kronike

‘Për një shkronjë’/ Si targa e G Classit ngatërroi mjetin e adoleshentëve me mjetin e gruas së Roan Brahimit

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip “G-Class”.

Mësohet se plumbat në drejtim të mjetit ‘G Class’, ku udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç ishin ‘nisur’ për gruan e Roan Brahimit. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë. Mjeti ndaj të cilit u qëllua kishte targën “AA 002 MD”.

Disa orë para atentatit të ndodhur në Tiranë, në Pllanë të Lezhës u ekzekutua me breshëri automatiku, 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024 në Greqi.

Advertisement