Sport
Për “pazar” te Kombëtarja U19, Tirana siguron shërbimet e talentit të mesfushës
Drejtuesit e “bardhebluve” duket e kanë hedhur “pas krahëve” rrëmujën e krijuar brenda klubit pas largimit të teknikut Orges Shehi dhe këtë të mërkurë kanë njoftuar afrimin e “fantazistit” 17-vjeçar të mesfushës, Jordi Jaku, me këtë të fundit që është pjesë e Shqipërisë U19.
Me “bardheblutë” e kryeqytetit, Jaku firmosi një kontratë 3-vjeçare, teksa më herët në karrerierën e tij ishte pjesë e “rivalëve” të Tiranës, Dinamo, ndërsa është rritur si lojtar te skuadra e Shënkollit.
Njoftimi i klubit të Tiranës: