Aktualitet
Për Policinë e Shtetit nuk ka pushime verore, nga sot fillon shërbimi 12 orë
Nga dita e sotme te gjithë punonjësit e policisë së shtetit të cilët kanë bërë plane për pushime verore, duhet ti anulojnë.
Ky është urdhëri i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e lëshuar dy ditë më parë, pra me datën 18 Qershor.
Urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit të kushteve të sezonit turistik.
Sipas vendimit, punonjësit e policisë do të jenë të angazhuar nga 20 Qershori e deri me 15 shtator. Të gjithë ato që do të mbeten pa pushime do duhet ti plotësojnë në fund të vitit kalendarik 2024.
Po ashtu nga kjo e enjte fillon edhe sherbimi 12 orë për punonjësit e policisës.