Connect with us

Aktualitet

Për pushime në Lezhë, turisti nga Milano pëson arrest kardiak sapo futet në det

Një turist italian ka ndërruar jetë ditën e sotme në Ishullin Lezhë në momentin që është futur në det.

Dyshohet se 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë.

“Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement