Bota
Për Putinin, Kievi do të vazhdojë luftën
Ovacionet në kongres, premtimi për ndihmë të rëndësishme ushtarake dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjera…ndau presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë kthimit nga Uashingtoni për në Kiev teksa u ndal në Varshavë për të takuar homologun e tij Andrej Duda.
Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur të minimizojë ndihmën amerikane dhe ka siguruar se ushtria e tij nuk ka frikë nga
armatimet amerikane.
“Përsa i përket raketave ‘Patriot”, ai është një sistem mjaft i vjetër – tha Putin – dhe nuk funksionon si sistemi ynë S-300. Me ndihmën ushtarake, SHBA thjesht zvarrit konfliktin”
Nga ana tjetër, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova përdori një fjalor të ashpër, duke nxjerrë në pah nervozizmin e Kremlinit, teksa e përkufizoi presidentin e Ukrainës, si Bir kurve i Perëndimit’