Aktualitet

Përcillet për në banesën e fundit Kasem Hysenbelliu, i cili humbi jetën nga Covid

Mes duartrokitjesh dhe lotëve, trupi i pajetë i presidentit të ‘Fax News”, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.

Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit 59-vjeçarit.

Kasem Hysenbelliu ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në një spital në Turqi. Prej javësh ai ishte i infektuar me koronavirus, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk mundi të fitonte dot betejën.

Hysenbelliu ishte aksioner i televizionit Fax News. Më herët ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta shqiptare. Po ashtu, Kasem Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version