Connect with us

Aktualitet

Përd’hunimi në hotelin e Kombëtares, federata pezullon mbikëkyrësin 26-vjeçar

Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar mbikëkyrësin 26-vjeçar i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në kuzhinën e hotelit ku u akomodua gjatë Europianit në Gjermani.

“Bild” raporton se punonjësja 18-vjeçare e hotelit Kaiserau në Kamen thirri policinë pas sulmit të 23 qershorit në orën 19:30. Vajza e re u tha hetuesve se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar seksuale , i akuzuari mundi të kthehej në Shqipëri, të nesërmen pasi Kombëtarja humbi ndeshjen me Spanjën dhe u eliminua.

Një zëdhënëse e organit të akuzës tha:

“Duke qenë se deri më tani nuk ka dyshime të forta për një krim, nuk është bërë asnjë kërkesë për urdhër arresti”.

Sipas ligjit gjerman, një përdhunues mund të dënohet me të paktën dy vjet burg. Aktualisht është e paqartë se si do të vazhdojë hetimi – ndoshta përmes një kërkese të ndërlikuar për ndihmë juridike.

Çështja e akuzave tani duhet të sqarohet se deri në çfarë mase shqiptari ka qenë i ndërgjegjshëm për refuzimin e vajzës së re. Shqiptari dyshohet se i ka thënë lamtumirës vajzës duke i thënë më pas që ta priste. Personi i akuzuar raportohet se nuk është as lojtar dhe as zyrtar i rangut të lartë.

JOQ ALBANIA

Advertisement