Connect with us

Kronike

Përdhunoi nipin, Prokuroria kërkon burg për shqiptarin e Kosovës

Prokuroria e Beratit,pasi ka mbyllur hetimet për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit 7-vjeç,ka kërkuar sot përpara trupit gjykues 15-vite burgim për të.Gjatë seancës së sotme që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie,ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë.

Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15-vite burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik. 46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë,në fshatin “Malësi e Madhe”në Prizren.Ai akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”,parashikuar nga Neni 100,paragrafi i parë i Kodit Penal.

Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,me iniciale A.S në 4 Nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren,ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.Pas përfundimit të hetimeve të kryera,që kanë zgjatur rreth 10-muaj, Prokuroria e rrethit të Beratit,e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjelli çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Sipas hetimeve të kryera dhe të dhënave të grumbulluara nga burimet e provave,Prokuroria e Beratit ka konfirmuar se,provohet se shtetasi Belul Kokollari ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeç,asokohe kur ndodhi ngjarja e rëndë 7-vjeç.

 

 

DENONCIMI

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit është bërë nga nëna e të miturit,Shpresa Selimaj në 10 Nëntor 2021.Ajo ka denoncuar në polici vëllain e saj Belul Kokollari,duke pretenduar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj të mitur.Ajo ka deklaruar se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat,ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj.Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës,ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur është kthyer në Shqipëri djali i ka treguar gjithçka.

HETIMET

E ëma e 7-vjeçarit e ka çuar djalin në polici,ku ai është pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve.Pasi djali ka deklaruar se ka fjetur me dajën në Kosovë dhe se ai e kishte përdhunuar,i mituri është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor që konfirmoi thëniet e nënës dhe djalit.Në raportin e ekspertit mjeko-ligjor thuhet qartë se “dëmtimet e konstatuara në pjesën e pasme të fëmijës janë shkaktuar nga një mjet tubolor siç mund të jetë organi seksual mashkullor në gjendje ereksioni”.Mbledhja e të gjitha të dhënave nga ana e prokurorisë për fëmijën,përdorimi i testeve,vizatimeve,instrumentave vlerësuese, dëshmitë e dhëna nga fëmija,vizitat tek specialistë të fushës siç janë neuro-pediatri, psikiatri,mjeko-ligjori dhe psikologët kanë demostruar se fëmija ka kaluar një mundim emocional pas ngjarjes së ndodhur,se krimi është kryer dhe se fëmija ka pësuar “traumë” të rëndë.
I akuzuari Belul Kokollari mësohet se nuk e ka pranuar asnjëherê krimin,madje ka shkuar edhe më tej,duke kërkuar një ekzamin për gjendjen e tij mendore por pas ekzaminimeve të kryera,ka rezultuar se ai nuk vuan dhe nuk ka vuajtur asnjëhere nga probleme të shëndetit mendor.

Advertisement