Connect with us

Kronike

Përdornin fëmijët dhe nipërit për të lypur, nën hetim 11 persona

11 persona në Durrës janë nën hetim nga policia pasi dyshohet se kanë përdorur fëmijët dhe nipërit e tyre të moshës nga 2-13 vjeç për të lypur.

Shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., akuzohen për veprën kriminale  “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi në shtatë raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfrytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Durrës

Shfrytëzonin për të lypur, fëmijë dhe nipër të tyre, të moshave 2-13 vjeç, procedohen penalisht 11 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë konstatuar se të mitur edhe në stadin foshnjor, shfrytëzoheshin nga të afërmit e tyre, për të lypur.

Për këtë veprimtari kriminale, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfrytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.

Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement