Connect with us

Bota

Perëndimi t’i jap fund trillimeve: Vuçiçi nuk është aleat, por kërcënim

Gazeta e njohur britanike “The Times” ka shkruar mbi rolin destruktriv të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qasjen e butë të kancelarive perëndimore ndaj regjimit në Beograd, veçanërisht pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe aleancën e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Në artikull thuhet se bashkësia e organizuar ndërkombëtare – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – po tregohet tepër tolerante me presidentin serb, gjithmonë me shpresën se vetëm kështu mund t’i prishin marrëdhënien e mira ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

“Vuçiçi ka marrë guxmin të ngrisë retorikën nxitëse dhe të godasë kritikët vendas duke vepruar njëkohësisht si një kanal për përhapjen e ndikimit rus. Ai nuk është mik i Perëndimit dhe politikat e tij janë një kërcënim i fuqishëm për stabilitetin në rajon”, shkruan e përditshmja britanike.

Gazeta prestigjioze vjen në përfundimin se Perëndimi duhet të braktisë ‘trillimet’ se presidenti serb luan rol qendror për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ngase ai nuk është fare konstruktiv, por përkundrazi. Madje, gazeta kujton se Vuçiçi ka qenë ministër i propagandës në kohën e Sllobodan Millosheviçit – kriminelit të paditur për krime lufte.

“Pavarësia e Kosovës me të drejtë është mbështetur nga vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-të, që në krye të herës. Rusia është përpjekur të pengojë atë dhe Vuçiçi ka qenë në mënyrë transparente i plotfuqishmi i Putinit, ndërsa pretendon të jetë i hapur ndaj Perëndimit” – shkruhet në artikull

 

 

Advertisement