Pinknews
Performanca sensuale që ndezi skenën e “AMAs 2020”, J.Lo akuzohet se ka kopjuar…
Jennifer Lopez dhuroi një performancë të nxehtë gjatë “American Music Awards” një ditë më parë, por si duket kjo nuk është pritur mirë nga fansat e Beyonce-s. Fansat e kanë akuzuar ikonën e muzikës pop se ka kopjuar Beyoncen.
51-vjeçarja u ngjit në skenë së bashku me Maluma-n për të interpretuar këngët e tyre hit “Pa ‘Ti” dhe “Lonely” , projekte të cilat do të shfaqen në kolonën zanore të ardhshme të filmit “Marry Me”.
Këngëtarja mbante veshur një kostum të zi për trupi, ashtu sikurse Beyonce kur interpretoi “Drunk In Love” në Grammys. Megjithatë, gjithashtu thuhet se këngëtarja është frymëzuar nga Cell Block Tango pavarësisht se fansat vunë re një ngjashmëri me performancën e bezdisshme e Beyonce.
“A po e vëren dikush që J.LO ka kopjuar Beyoncen në përformancën e saj në AMAs”. “Kështu që nuk qenkam i vetmi që thashë: Prisni…J.LO sapo na dha një përformancë si Beyonce në Grammy 2014”, “JLo “kopjoi” performancën e Beyoncé… dhe askush nuk mund të më thotë ndryshe”, janë disa nga komentete përdoruesve të rrjeteve sociale.