Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakë një makinë në lëvizje në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”. Sipas njoftimit të policisë shkak i zjarrit mësohet të këtë ndodhur nga një  shkëndije në sistemin elektrik.

Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur në kohë që të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë një mjet në lëvizje ndersa drejtuesi dhe bashkëshortja e tij kanë ndalë në kohë nga makina. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë për shkaqet e zjarrit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 10:40, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sistemin elektrik, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë ka vetëm dëme të pjesshme materiale në këtë automjet. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement