Kronike
Përfshihet nga flakët furgoni në aksin rrugor Korçë-Maliq, dyshohet për shkaqe aksidentale
Një furgon është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq. Mësohet se automjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale.
Deri më tani dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental. Vazhdojnë punimet për përcaktimin e shkaqeve në vendngjarje
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.03.2024, rreth orës 14:42, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.