Kronike
Përfshihet nga flakët makina në aksin Sevaster-Vajzë, shkrumbohet mjeti

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Sevaster- Vajzë. Mësohet se mjeti tip “Mercedes-Benz” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje. Nga dyshimet e para mësohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një defekt teknik në motor.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët fikën zjarrin. Mjeti u shkrumbua por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Vendi ynë prej ditësh po përballet me zjarre të shumta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar vatrat që të përhapen. Fatmirësisht rasti i mjetit të djegur nuk ka agravuar në përhapjen në natyrë dhe krijimin e një vatre të re.

