Kronike
Përfshihet nga flakët mjeti përpara Kryeministrisë, policia jep detajet
Një autoveturë është përfshirë nga flakët meditën e sotme në kryeqytet para Kryeministrisë. Ajo që bie në sy është fakti që e gjithë makina është e përfshirë nga flakët. Policia bën të ditur se zjarri në mjet ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
“Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“-njofton Policia.