Aktualitet
Përfshihet nga flakët një banesë, digjet kati i dytë, shkak dyshohet një shkëndije elektrike

SHKODËR- Njoftim i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 14:50, në fshatin Golem, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. R. Për pasojë është djegur kati i dytë i banesës.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

