Connect with us

Aktualitet

Përfshihet nga flakët një furgon, nuk ka të lënduar

Një automjet tip kamionçinë ka marrë flakë në ecje mesditën e kësaj të mërkure në aksin “Fier Lushnjë”.

Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje automjeti tip kamioncinë, me drejtues shtetasin A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisement