Aktualitet
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke me shkurre, shkak një vetëtimë
Një vetëtimë ka bërë që një sipërfaqe toke me shkurre të përfshihet nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në urën e Kardhiqit në Gjirokastër.
Mësohet se vetëtima ka shkarkuar në rrjetin elektrik ku menjëherë më pas shkurret u përfshinë nga zjarri. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.