Kronike
Përfshihet nga flakët restoranti në plazhin e Vlorës
Një restorant është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Zvërnec duke u shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ndërsa nuk dihen rrethanat. Ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të neutralizuar flakët.
Deri më tani është bërë me dije se restoranti me strukturë druri shërbente në plazhin e Zvërnecit gjatë sezonit turistik.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:15, në fshatin Zvërnec, në afërsi të plazhit, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstruksion druri. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.