Kronike
Përfshihet nga flakët spitali rajonal i Shkodrës
Përfshihet nga flakët një nga dhomat e repartit të Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Shkodër/Informacion paraprak.
Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.