Aktualitet
Përfshihet nga zjarri një banesë në Shalë, shkak një shkëndijë elektrike
Një banesë në Shalë të Shkodrës është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në banesën e shtetasit T. K. Për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e shkëndijës elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.