Kronike
Përfundoi në spital me djegia nga zjarri i rënë në banesë, ndërron jetë 89-vjeçari
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/01/zjarr-2.jpg)
Një i moshuar ka ndërruar jetë pas plagëve të marra dy ditë më parë nga rënia e zjarrit në banesë. 89-vjeçari, Koço Zhidro u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi mori djegie në nga rënia e zjarrit në banesë.
Nga rënia e zjarrit pati probleme edhe pronarja e banesës e cila u dërgua në spital por pa dëmë serioze vetëm probleme me frymëmarrjen. Ngjarja ndodhi dy dutë më parë në lagjen nr. 4 në Korçë. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa dyshohet se ka qenë zjarr për shkaqe aksidentale
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)