Connect with us

Politike

Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, miratohen ndryshimet në statut

    

Ka përfunduar zyrtarisht mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili u mbajt në ambientet e Pallatit të Sportit Asllan Rusi prej mëngjesit të sotëm.

Me ftesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u mblodh Kuvendi Kombëtar, ku u votuan dhe miratuan ndryshimet e reja statutore për partinë.

Në nisje të mbledhjes, Basha është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga anëtarët.

Në fjalën tij të gjatë prej rreth një ore, Lulzim Basha e nisi mesazhin e tij politik me një ‘mea culpa’ për demokratët, ku nënvizoi se më shumë kanë luftuar me njëri-tjetrin sesa për hallet e shqiptarëve. I papenduar për vendimin që mori në 2021 për të përjashtuar Sali Berishën e shpallur ‘non grata; nga SHBA, Basha u bëri ftesë demokratëve të

“Koha tashme e ka treguar se ata qe hodhën baltë ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista nga shpifjet me te cilat dëmtuan demokratet dhe PD. Ne nuk ju gënjyem, nuk ju premtuam as përmbysje imagjinar edhe as revolucione qe nuk ndodhen kurrë. Ne jemi te vetëdijshëm për gjendjen ne te cilen ndodhet PD pas akteve te papërgjegjshme te ish liderit të saj. Këtë të vërtetë nuk e fshehin dot as kullat qe kane ne themel korrupsionin dhe balten e hedhur ndaj nesh”,  tha Basha.

Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhen që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, ne kete rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet ne statutin që u miratua.

Ndersa ne nenin 48 theksohet se kur PD do te jete nje parti ne qeverisje ky funksion do ti nenshtrohet votimit te fshehte dhe kandidati do te propozohet nga kryetari i PD-se.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas perplasjeve te forta me Gazment Bardhin, duket se perkrahesit e Bashes kane gjetur menyren se si ta largojne ate perfundimisht nga funksionet partiake.

Çfarë përmban NENI 48

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;

b) Harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.

Advertisement