Kronike
Përfundon në pranga 65-vjeçari, sekuestrohen armë dhe municione
Policia në Pogradec ka vënë në pranga një 65-vjeçar pas një operacioni të finalizuar vetëm pak momente më parë.
I dyshuari, Xh. Cake, u kap në banesën e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë automatike e tipit kallashnikov, municione të ndryshme, si dhe fitila të dyshuar si granate dhe tritoli.
Sipas burimeve, forca të shumta janë angazhuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në posedimin e këtyre materialeve nga i dyshuari.
Xh. Cake është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ku pritet të merret në pyetje për të dhënë sqarime lidhur me origjinën dhe qëllimin e mbajtjes së arsenalit të armëve dhe municioneve.