Connect with us

Politike

Përfundon numërimi në bashkinë Konispol, PS përsërit refrenin e fitores

Një tjetër bashki ku tashmë ka përfunduar numërimi i votave është ajo e Konispolit. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, forcë fituese në këtë bashki është Partia Socialiste.

Të dhënat që vijnë nga KZAZ 93, që i përket bashkisë Konispol bëhet e ditur se në total votuan 3973 persona në 16 qendra votimi. Në përfundim të numërimit votat e qytetarëve në këtë bashki ndahen kështu:

Partia Socialiste – 2231 vota

PD-ASHM – 1156 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 380 vota

Partia Socialdemokrate – 120 vota

Partia Mundësia – 33 vota

Lëvizja Bashkë – 24 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 14 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik – 9 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re – 3 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 2 vota

Lëvizja Atdheu– 1 votë

Advertisement