Është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës, përfshirë edhe votat preferenciale për kandidatët.
artia Socialiste do të përfaqësohet në parlament me tre deputetë nga listat e hapura: Ilirjan Pendavinji, Bledi Çomo dhe Besa Spaho, e fundit hyn në Kuvend falë kuotës gjinore. Deputetja aktuale Eni Zake mbetet jashtë Kuvendit, megjithatë diferenca e ngushtë prej rreth 400 votash me Spahon mban ende gjallë shpresat, sidomos me votat e diasporës.
Nga Partia Demokratike, mandatin e siguron Fidel Kreka, i cili ka një epërsi prej 1.000 votash ndaj rivalit Kristjano Koçibelli. Në listat e mbyllura të PS janë Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari, ndërsa në ato të PD-së përfshihen Ivi Kaso, Ledina Aliolli dhe Bledjon Nallbati.
Lorena Kodra: Në Korçë është mbyllur procesi i numërimit dhe të votave preferenciale. PS do të çojë në parlament tre deputetë nga listat e hapura, Ilirjan Pendavinji, Bledi Çomo dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuota gjinore. Jashtë parlamentit ngelet deputetja aktuale Eni Zake, por duket se “lufta” do vijojë mes të dyjave. Spaho dhe Zake kanë diferencë të vogël votash prej rreth 400 dhe duket se ka një shpresë për Eni Zaken te vota e diasporës. Sa i përket Ilir Pendavinjit dhe Bledi Çomos, që kanë rezultuar edhe më të votuarit, shpallën fitoren që sot, pasi janë 3000-4000 vota plus para kandidatëve që renditen të tretët dhe të katërtit. Në listën e mbyllur të PS janë Niko Peleshi, Romina Kuko dhe Genti Lakollari. Ndërkohë, PD arriti të fusë në Kuvendin e ri një deputet nga lista e hapur, që është Fidel Kreka, që është 1000 vota përpara Kristjano Koçibellit. Në PD, në listat e mbyllura është Ivi Kaso, Ledina Aliolli dhe Bledjon Nallbati.