Connect with us

Bota

Përfundon si mos më keq takimi me Zelenskin/ Trump: Ai nuk është gati për…

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka postuar një përditësim në rrjetet sociale duke thënë se ai ka vendosur se homologu ukrainas Volodomyr Zelensky “nuk është gati për paqe”.

“Ai nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata”, deklaroi Trump.

“Unë nuk dua përparësi, dua PAQE”, vijon Trump në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Trump më tej shkruan se Zelensky “nuk ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre Ovale”.

“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, përfundon mesazhi i Trump.

Sakaq, mediat e huaja raportojnë se Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe se është anuluar konferenca për media që pritej të mbahej në fund të takimit.

Deklarata e plotë:

Një deklaratë nga Presidenti Donald J. Trump

Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.

Advertisement