Bota
Përfundon sot konferenca e Sigurisë në Mynih, gjithçka ka ndryshuar

Konferenca e sigurisë në Mynih përfundon sot pas dy ditësh dramatike gjatë së cilës zëvendëspresidenti i SHBA-së , JD Vance , kritikoi liderët evropianë , duke i akuzuar ata për shtypjen e fjalës së lirë dhe presidentin e Ukrainës , Volodymyr Zelensky që deklaroi se ishte koha për të krijuar një ushtri evropiane.
Në këtë ditë të fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, konfuzioni dhe pasiguria ende rrethojnë çështjen se si Presidenti Trump planifikon t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Udhëheqësit evropianë shqetësohen se ky është një “tren” që po niset pa ta.
Ata do të mbajnë një samit urgjent javën e ardhshme, pikërisht kur negociatorët amerikanë dhe rusë fillojnë bisedimet në Arabinë Saudite, që me sa duket nuk do të përfshijë Ukrainën.
BBC shkruan se konferenca e këtij viti në Mynih do të mbahet mend si java kur Amerika i tha Evropës: gjithçka ka ndryshuar, nuk mund ta marrësh më të mirëqenë që ne do të jemi atje për t’ju mbrojtur.
Vendet evropiane janë tani nën presion për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në të paktën tre për qind të buxhetit, ndërsa përgatiten për gjasat që Rusia do të përdorë një armëpushim në Ukrainë për të rindërtuar ushtrinë e saj të madhe në krahun lindor të NATO-s.

