Connect with us

Politike

Përfundon takimi i socialistëve/ Rama 2 ditë diskutime për programin dhe listat e deputetëve

Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të së shtunës pas diskutimeve të shumta për programin elektoral që do të paraqitet, si edhe për deputetët e ardhshëm të mazhorancës.

Drejtuesit politikë të qarqeve dorëzuan listat e kandidatëve që kishin hartuar, por miratimi i tyre do t’i takojë Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ky forum do të shqyrtojë secilën listë kandidatesh për deputetë, dhe vetëm pas miratimit të tyre, ato do të depozitohen zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit ligjor, deri më 12 mars. Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në kandidatët që do të jenë pjesë e listës së mbyllur dhe asaj të hapur.

Në ditën e dytë të takimit, diskutimet patën në fokus programin politik që socialistet do të prezantojnë në zgjedhjet e ardhshme, në kërkim të votës së qytetarëve.

Advertisement