Kosova
Përgatitu, Serbia do luftë/ Eksperti austriak ka një paralajmërim për Kosovën
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një bashkëbisedim me mediat, u shpreh se Serbia synoi të krijojë një luftë të re ballkanike.
Krahas kësaj, ai kërkoi nga Kosova që të përgatitet dhe të mbrohet, sepse shteti serb tenton të ‘shpikë’ ndonjë luftë.
“Rrëmbimi dhe marrja peng e 3 policeve ishte një përpjekje e qartë për të krijuar një arsye për luftë dhe për të lëvizur ushtrinë serbe drejt lumit Ibër, por Perëndimi ishte i vëmendshëm dhe ne nuk do ta lejojë Serbinë të provokojë një luftë të re ballkanike.
Ndërsa, persa i përket dialogut Kosovë-Serbi, eksperti austriak deklaroi se ai është i ‘vdekur’. Fehlinger vlerësoi se nga ana e Kosoves duhet të punohet më shumë për anëtarësim në NATO dhe t’i jepet fund këtij trillimi (dialogu).
Ndër të tjera, eksperti austriak tha se e rrugës është që të thirren zgjedhje të reja në komunat veriore dhe konisderoi sipas tij një datë ideale…
“Tani për tani është thelbësore të thirren zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës në fillim të tetorit, më së miri më 5 tetor, dhe të përgatiten për ndryshimin e regjimit në Serbi. Fuqitë e reja në Beograd, pas revolucionit blu, do ta njohin Kosovën dhe do ta integrojnë Serbinë në NATO dhe BE dhe kjo është e vetmja rrugë për paqe të qëndrueshme në Ballkan” përfundoi Gunther Fehlinger