Connect with us

Bota

Përgjaket dita e xhumasë në Kabul, 4 persona të vrarë

Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur afër një xhamie në Kabul, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Shpërthimi i 23 shtatorit ka ndodhur në lagjen Vazir Akbar Khan, zonë ku më parë kanë qenë zyrat e ambasadave të huaja dhe NATO-ja. Pas largimit të këtyre misioneve nga Afganistani, në gusht të vitit të kaluar, lagjja tani është nën kontrollin e talibanëve. Shpërthimi ka ndodhur derisa njerëzit kanë qenë duke dalë jashtë xhamisë, pas përfundimit të faljes së Xhumasë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shërbimet e sigurisë kanë izoluar vendin ku ka ndodhur sulmi.

“Pas Xhumasë, kur njerëzit kanë dalë jashtë xhamisë, ka ndodhur shpërthimi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kabul, Khalid Zadran.

“Të gjitha viktimat janë civilë, numri i saktë nuk dihet ende”.

Ky shpërthim është i fundit në kuadër të një serie sulmesh të tilla nëpër xhami të Afganistanit. Për disa prej tyre përgjegjësinë e ka marrë grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Advertisement