Bota
Përgjaket sërish Gaza, raportohet për 10 palestinezë të vrarë nga një sulm ajror
Të paktën 10 palestinezë janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Gaza. Një numër i pakonfirmuar njerëzish mbeten të zhdukur nën rrënojat në perëndim të Khan Younis.
Qyteti, që tani pret dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur nga luftimet në Gazën veriore, ka qenë objekt sulmesh nga ushtria izraelite.
Sakaq, ushtria izraelite udhëzoi banorët e pjesës më të madhe të Khan Younis, qytetit të dytë më të madh të Rripit të Gazës, që të evakuonin në zonën Al-Muëasi, civilë në një brez toke me pak objekte në bregdet që supozohet të jetë humanitar dhe i mbrojtur dhe në realitet. Më parë, IDF kishin lëshuar “një thirrje urgjente” për civilët që të largoheshin nga pjesa më e madhe e zonës brenda dhe përreth qytetit, ku luftimet ishin të ashpra.