Connect with us

Kronike

Përgjakja e rrugëve në Shkodër, zbardhen EMRAT e 3 viktimave dhe 3 shoferëve të arrestuar

Janë zbardhur emrat e tre personave të cilët humbën jetën në tre aksidente të ndryshme të regjistruara në dy ditët e fundit në Shkodër.

Një prej viktimave është shtetasi Burhan Triepshi, 84 vjeç, i cili ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës. I moshuari ka qenë duke udhëtuar me motor në aksin rrugor Shkodër-Koplik në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Klevis Duka, 28 vjeç.

Viktima tjetër është shtetasi Sait Rraboshta, 70 vjeç, i cili po ashtu ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës. I moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në aksin rrugor Shirokë-Shkodër në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasja Elda Molika, 35 vjeçe.

Ndërkohë, viktima tjetër është shtetasi Ahmet Xhaka, 70 vjeç, i cili po ashtu ka humbur jetën në spitalin e Shkodrës. Ai ka qenë duke udhëtuar me motor në aksin rrugor Shkodër-Koplik në momentin kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasja Ledina Bushataj, 35 vjeçe.

Policia e Shkodrës raportoi se ka arrestuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët dyshohen si shkaktarët e aksidenteve me vdekje.

Advertisement