Pinknews
‘Përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë’/ Luizi thumbon Gjestin pas fitores në “BBV”?

Luiz Ejlli po vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në media e shtypin rozë.
Pavarësisht se kanë kaluar dy vite që nga Big Brother VIP, ku edhe u shpall fitues, ai merr vëmendje thuajse me çdo postim.
Ndonëse këtë kohë ka qenë shumë i përfolur, artisti shkodran ka bërë një postim, ku në mënyrë indirekte duket se reagon ndaj ngjarjeve të fundit.
“Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë”, ka shkruar këngëtari.
Mes tjerash tha: “Ai që kërkon përgjigje në çdo fjalë, s’e kupton fuqinë e heshtjes”.
Luizi në ndërkohë po vazhdon angazhimet në muzikë, ku vetëm pak javë më parë solli baladën e re.
Ndër tjerash, ai është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje dhe koncerte.

