Connect with us

Kosova

PERGJIM NE MESNATE/ Biseda sekrete ndërmjet Vuçiç dhe Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajmi u bë i ditur nga Vuçiç, përmes një postimin në Facebook, i cili ka kërkuar nga Macron që Bashkimi Evropian ta ketë prioritet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Teksa Evropa po kalon një periudhë tranzicioni dhe pasigurie, unë theksova rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për Serbinë, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe kushtet në të cilat jeton komuniteti serb i privuar nga e drejta”- pretendoi Vuçiç duke shtuar: –

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”

Kreu serb potencoi se avokimi për dialog “mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira që janë para të gjithëve ne”.

“Kjo është arsyeja pse i kërkova Presidentit Macron që të qëndrojë pranë Serbisë në rrugën e saj të vështirë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat përballet” – u shpreh presidenti Vucic

Advertisement