Rajon
Përgjime e survejime/ Qeni besnik i Rusisë
Aktivisti rus i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është dënuar me 25 vjet burgim për “tradhti” dhe akuza të tjera në lidhje me kritikat ndaj luftës në Ukrainë.
Murza ka folur më herët në një intervistë për gazetën serbe “Nova” për përgjimin e opozitës ruse në Beograd, në të cilin ndër të tjera ka qenë i përfshirë edhe ministri i atëhershëm i Policisë tani kreu i inteligjencës serbe, Aleksandër Vullin.
Ai në këtë intervistë ka treguar në detaje se si është pergjuar nga pjesëtarët e policisë serbe, duke theksuar se edhe kolegët e tij kanë qenë në survejime të vazhdueshme gjatë qëndrimit në Beograd, ku kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e opozitës lokale nga Rusia.
“Gjate qendsrimit tone ne Beograd, ministri serb Vulin eshte treguar nje qen besnik i sekretarit të Putinit, Patrushev. Ai dhe te derguarit e tij na kane pergjuar me audio e video. Një javë pas takimit tone ne Beograd, Vullin ka udhëtuar në Moskë dhe personalisht i ka dorëzuar transkriptet e bisedave tona Nikolai Patrushevit” – deklaroi Aktivisti rus i opozitës
Ministri i atëhershëm i Policisë (dhe tani drejtor i BIA-s) Aleksandar Vullin, pas shkrimit në gazetën “Nova” për përgjimet e politikanëve rusë, u shpreh në stilin e tij dhe i quajti “gënjeshtarë” opozitarët rusë.
“Çdo budalla mund të ketë një mendim, ashtu si çdo spiun mund të paraqitet si një punonjës humanitar apo aktivist i çfarëdo lloji”, kishte thënë Vullin në atë kohë.
Megjithatë, historia e përgjimit pati një epilog kontrovers, duke pasur parasysh se më vonë u zbulua përmbajtja e transkriptit të takimit të ministrit të atëhershëm serb të policisë (Aleksandar Vullin) dhe sekretarit për sigurinë kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev.