Connect with us

Politike

Përgjime të tjera/ Çyrbja paralajmëron Farrukun: Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë

Biseda të tjera që implikojnë ish-deputetin Jurgis Çyrbja, janë publikuar. Nga mesazhet e dërguara përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” është zbuluar dhe një paralajmërim që Çyrbja i ka dërguar me Kreshnik Farrukut (Budlla) alias Sokol Farruku (Budlla), alias Besnik Budlla (Koçi) alias Besnik Farruku. Në një nga mesazhet, ish-deputeti i Partisë Socialiste e njofton që të ketë kujdes së mund të ketë prani të spiunëve rreth tij. Jurgis Cyrbja ka komunikuar me Farrukun gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021. Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.

Pjesë nga përgjimet:

Jurgis Çyrbja: Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë.

Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budlla i thotë:…Si thu vlla, vjen dot. Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”.

Jurgis Çyrbja: Po e di, një minutë

Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: Ik takoje pak, shif si esht puna. Nse po sillen ne zon. Jan civil, katër pesë makin, X5 dhe dy tre makina.

Jurgis Çyrbja: Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrsi nuk është.

Kreshnik Farruku: Kan mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu.

Kreshnik Farruku: Vlla janë blloku gjithë llogarit e mia

Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit. Ish-deputeti socialist dorëzoi mandatin disa ditë para se t’i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti i ka siguruar strehë Altin Hajrit dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë.

Advertisement