Connect with us

Aktualitet

Përgjimet e 21 janarit/ Hoxha batuta në polici: Do qëndroj gjatë këtu

Gazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një prononcimi për mediat pas dëshmisë së dhënë në Policinë e Tiranës në lidhje me audion e zbuluar nga protesta e 21 janarit.

Hoxha deklaroi për gazetarët se detyrat i është lënë policisë gjyqësore, ndërsa shtoi më tej me tone humoristike se duke ndjekur fjalën e avokatit Maks Haxhia, është veshur trashë pasi është i përgatitur për të qëndruar gjatë në këto ambiente.

Sakaq, ai shtoi se çfarë ka qenë për tu bërë publike është bërë nga ana e tij, ndërsa bëri thirrje për dhënien e një përgjigje për familjarët e viktimave Aleks Nika dhe Hekuran Deda të cilët sipas tij “janë ekzekutuar me urdhër” dhe ende nuk kanë autorë.

 

 

“Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë prokuroria që po heton. Me sa pashë detyra I është lënë policisë gjyqësore. Duke ndjekur fjalën e avokatit Maks Haxhia për tu veshur trashë në kohë dimri këtu, unë jam veshur me triko leshi, pallto, jam i përgatitur për të qëndruar gjatë. Çfarë ka qenë për tu bërë publike është bërë nga unë, tani mbetet në dorën e hetimit, janë ata që e vlerësojnë nëse është një provë, nëse mund të jetë një element që ndihmon grupin e hetimit për zbardhjen e 21 janarit. Sot është fakt se edhe 12 vite mbrapa kemi 2 të vrarë në bulevard, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar dhe janë pa autorë. Sot ish kryeministri i kohës duhet të japë përgjigje, ai vazhdon me variantin e vjetër, që ka dalë një Carlo Gambino prapa, që garda ka zbatuar ligjin e armëve, por mua me rezulton se garda ka ekzekutuar me urdhër qytetarë të pafajshëm. Ka vrarë qytetarë. Për sa kohë këto vrasje janë pa autorë, duhet të kemi përgjigje. Ajo që më intereson është që ti kthehet përgjigje familjareve të viktimave të 21 janarit. Nuk më intereson kush kryeministri aktual Rama apo ish-kryeministri Berisha. Të dy së bashku duhet ti japim përgjigje”, tha ai.

Advertisement