Sport
Perisiç: Kush humbet sot, 99% mbyll rrugëtimin në Europian. lojtari më i fortë i Shqipërisë është…
Ivan Perisiç, lojtari i kombëtares kroate në një intervistë në prag të përballjes me Shqipërinë, vuri në dukje se kush humbet nesër e mbyll rrugëtimin në Europian.
Alban Xhihani: Hera e parë që luan kundër Shqipërisë. Mendoj se i njeh një pjesë të lojtarëve të kombëtares.
Ivan Perisiç: Kam luajtur me Manaj tek Inter, i njoh të gjitha ata që kanë luajtur në Itali dhe në Angli. Është një skuadër e fortë, e re, që kanë dëshirë të bëjnë diçka të rëndësishme.
Alban Xhihani: Si e shikoni këtë ndeshje, sepse është një ndeshje finale si për ju dhe për Shqipërinë?
Ivan Perisiç: Në këtë ndeshje vlen vetëm fitorja. Një skuadër nëse humbet nesër 99% ka përfunduar rrugëtimin. Duhet të hyjmë mirë në ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë se sa ndeshja me Spanjën. Të bëjmë lojën tonë dhe të shikojmë nëse bëjmë ndonjë gjë të rëndësishme.
Alban Xhihani: A do të luajë Perisiç nesër?
Ivan Perisiç: Të shohim, është sekret.
Alban Xhihani: Nëse luan në krahun e majtë nesër, e di cili është kundërshtari?
Ivan Perisiç: Ne kemi parë shumë ndeshje, jemi gati. Mezi pres të zbres nesër në fushë dhe të luaj me Kroacinë.
Alban Xhihani: Cili është lojtari më i rëndësishëm i Shqipërisë sipas jush?
Ivan Perisiç: Skuadra! Ka bërë mirë në eliminatore, keni bërë mirë si skuadër, jeni të fortë. Por dhe ne jemi Kroacia dhe të shikojmë kush do të fitojë.
Alban Xhihani: Diçka për mbështetësit, që janë në rrugët e Hamburgut, që qëndrojnë së bashku, këndojnë, pinë së bashku.
Ivan Perisiç: Do të jetë një atmosferë e bukur sepse e dimë që ka shumë kroatë që jetojnë në Gjermani dhe gjithashtu shumë shqiptarë.