Connect with us

Kosova

Përjashtimi i Kosovës nga ‘Defender’, Kurti: E padrejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘Defender 2023’. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë.

Ai thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta për situatën në veri të Kosovës. Kurti u shpreh se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.

Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore. Për shkak se Kurti nuk iu bind kërkesave ndërkombëtare për të tërhequr policinë nga zyrat komunale, në mënyrë që të uleshin tensionet, SHBA mori masën për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja Defender 2023.

Edhe Shqipëria po përpiqet të kontribuojë në uljen e tensioneve. Të enjten, Rama prezantoi drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit që siç bëri me dije Rama, do të jetë në tryezën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

lajm ne perditesim…

Advertisement