Connect with us

Kosova

Përkëdhelje nën jorgan/ Eksperti amerikan tregon se ku dhe pse shtrihen duart mbi urën e Ibrit

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir tha se SHBA dhe BE janë kundër çdo gjëje që Kosova dëshiron të bëjë. Sipas tij, ata duan vetëm koordinim.

“Edhe pse mbyllja e nëntë postave serbe në verite Kosoves nuk ishte e koordinuar dhe e rënë dakord paraprakisht, kjo tregon që SHBA-ja dhe BE-ja janë thjesht kundër çdo gjëje që Kosova dëshiron të bëjë. Ja per cfare une hidherohem eshte se kryeministri Albin Kurti shpesh shfaq, edhe pse per qëllimetë mira, një dëshirë të fortë për të vepruar pa konsensusin e nderkombetareve.

Unë vazhdimisht kam avokuar që qeveria e Kosovës duhet të koordinohet në maksimum shtrirje me BE-në për çdo veprim apo masë që mund të komplikojë mosmarrëveshjet me Serbinë.” – deklaroi eksperti.

BE dhe SHBA janë mbrojtësit e interesave dhe fatit të Kosovës, tha Meir, dhe shtoi se e gjitha lidhet me dizajnin për integrimin në BE.

“Në fund të fundit, SHBA-ja dhe BE-ja janë mbrojtësit e fundit të Kosovës. Interesi dhe fati i vendit është shumë i lidhur me dizajnin per integrimin ne Bashkimin Europian. Gjëja e fundit që duhet të dëshirojë Kurti është të detyrojë BE-në dhe BE-në SHBA të vendosë më shumë sanksione “nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me njëanshmëri dhe veprime të pakoordinuara” – theksoi Alon Ben Meir

 

Advertisement